Për ne

Për ne

Reisebüro ADA Company GmbH veprimtarinë e saj e ka filluar nga Marsi i vitit 1997. Themeluar nga Diamant Deva, me eksperiencë shumëvjeçare në sistemin bankar, si dhe Merita Deva, arsimtare e diplomuar e matematikës dhe me një eksperiencë mbi 15 vjeçare në veprimtarinë e Agjensioneve Turistike. ADA Company nga veprimtaria e saj 13 vjeçare ka arritur që klientëve të saj të iu ofroj shërbime profesionale në sfera të ndryshme. ADA Company është ofruesi kryesor i shërbimeve turistike për mërgimtarët shqiptarë në regjionin e Berlin-it / Brandenburg-ut.

Stafi profesional është i specializuar për shërbime cilësore për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë për Prishtinë, Tiranë dhe Shkup si dhe në vendet tjera të Ballkanit. ADA Company është i vetmi agjension i privilegjuar (konsolidator) në Berlin i Kompanisë Ajrore MALEV Hungarian Airlines, duke e lidhur Evropën Perëndimore me destinime të ndryshme në Ballkan në udhëtime të përditshme.

Fillimisht që nga Dhjetori i Vitit 2009 – ADA Company GmbH, Ju mundëson blerjen e tiketave në lidhjet Charter përmes internetit. Rezervoni online në mënyrë të sigurtë dhe përfitoni prej çmimeve promovuese. Të gjitha transakcionet bankare bëhen përmes partnerëve Saferpay dhe B+S Card Service me eksperiencë shumëvjecare në këtë lëmi.

ADA Company e konsideron vetën si urë lidhëse e mërgimtarëve në Berlin. Përpos shërbimeve profesionale, ndihmon kulturën, sportin dhe arsimin si sponzor i shumë aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore në Berlin dhe përkrahës i përhershëm i klubit sportiv FC Liria dhe V. Berlin.

Për më shumë informata, ose në rast se keni ndonjë kërkesë, Ju lutemi të na kontaktoni.